Rreth nesh

Pharma One e themeluar në 1998,  është një kompani distribucioni i produkteve farmaceutike, OTC, NHP dhe pajisjeve mjekësore.  Pharma One ofron per konsumatorët një shërbim të shkëlqyer në cdo kohë kudo që ata janë me një gamë të gjërë produktesh dhe me cilësi të lartë. Pharma One sot është distributori  më i suksesshëm i  produkteve farmaceutike në Shqipëri, kjo e arritur përmes ndërtimit të një rrjeti modern shpërndarës të aftë për të realizuar shitje  me volume te larta dhe me shpejtesi.

Në rrjedhën e 12 viteve të fundit, Pharma One  ka blere disa shpërndarës farmaceutikë që operonin në tregun vendas. Në shtator të vitit 2008 Pharma One  është zhvendosur në ambientet e saj të reja që ndodhen në autostradën Tiranë-Durrës klm 6 (një ndërtim i ri shume bashkekohor prej 4000 m2, me një sistem magazinimi, operimi dhe administrimi plotësisht të kompjuterizuar).

Në nëntor te 2010 Pharma One hapi degën e saj të Fierit për ti shërbyer sa më shpejt dhe me cilesi tregut në Shqipërinë e Jugut.